RTV AHIRETI
Lajme

Reuters: Në Kosovë do të strehohen 300 të burgosur nga Danimarka, shqetësim për të drejtat e njeriut

reuters:-ne-kosove-do-te-strehohen-300-te-burgosur-nga-danimarka,-shqetesim-per-te-drejtat-e-njeriut

Kosova përgatitet të strehojë 300 të burgosur nga Danimarka, kështu duke ngritur shqetësime për organizatat daneze për të drejtat e njeriut.

Reuters shkruan se në një burg në Kosovën lindore, po zhvillohen plane për të larguar të gjithë të burgosurit vendas dhe për të hapur hapësirën për të burgosurit e huaj që do të transportohen me avion nga Danimarka, më shumë se 2,000 kilometra larg.

Danimarka pritet të dërgojë 300 të burgosur në vendin ballkanik, i pari për Kosovën dhe një veprim i kritikuar shumë nga ekspertët danezë të të drejtave të njeriut.

“Shërbimi i burgjeve të Kosovës do të rindërtojë burgun e Gjilanit gjatë dy viteve të ardhshme sipas standardeve daneze, para se të pranojë të dënuarit nga vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të deportoheshin nga Danimarka pas dënimit,” shkruan Reuters.

Vetë burgu tetëvjeçar nuk ngreh shqetësime për të drejtat e njeriut, por shqetësues është vendimi për strehimin e të burgosurve në Kosovë, tha drejtoresha ligjore e Dignity, një organizatë daneze për të drejtat e njeriut.

The post Reuters: Në Kosovë do të strehohen 300 të burgosur nga Danimarka, shqetësim për të drejtat e njeriut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

I zhdukuri nga Deçani gjendet i vdekur

admin

Rama: Në 2030 mund të arrijmë në 30 milionë turistë, të garantojmë ofertën

RTI

Qeveria e Kosovës draft-statutin për Asociacionin, do ta dorëzojë në Kushtetuese

RTI