Pas 10 muajsh, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të dënuar në shkallën e parë për vrasjen e Marigona Osmanit, janë paraqitur sot në gjykatë për seancën e parë, pasi rasti u kthye për rigjykim nga Apeli.
Në sallën e gjyqit, nën masa të larta sigurie, janë duke qëndruar Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.
Seanca e rigjykimin për vrasjen e Marigona Osmanit tashmë ka filluar me vonesë 3 orë e 45 minuta pas planifikimit të saj.
Krivaqa tani përfaqësohet nga avokati Skënder Musa, i cili ka marrë përsipër mbrojtjen e tij në këtë proces.
Ndërsa, prindërit e Marigona Osmanit nuk janë të pranishëm në seancë.
The post Rigjykimi për vrasjen e Marigona Osmanit, nën masa të larta sigurie Krivaqa e Sejdiu dalin para gjykatës first appeared on Radio Televizioni Iliria.