RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde i përgjigjet Hillit: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

rohde-i-pergjigjet-hillit:-normalizimi-mes-kosoves-dhe-serbise-perfshin-njohjen-reciproke

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një postim të bërë në rrjetin social X ka thënë se normalizimi në mes të Kosovës dhe Serbisë përfshinë njohjen reciproke.

Rohde këtë postim e ka bërë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Beograd, Chris Hill, i cili ka deklaruar se nuk mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, përfshirë njohjen reciproke. Kjo qëndron ende. Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde mbrëmë vonë në X.

Në këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në qershor të vitit 2022.

“Një marrëveshje politike mes të dy vendeve është një kusht i rëndësishëm për investime dhe vende pune e me këtë edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. E qartë është se marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së”, kishte thënë Scholz.

Related posts

Kontigjenti i FSK-së kthehet nga operacioni “INTERFLEX”, i pret komandanti

admin

Kryetari i Zveçanit: Është e pamundur që të vazhdohet puna në Komunë për shkak të situatës

rezart morina

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë mbështesin Mateo Salvinin para vendimit të gjykatës, zëvendëskryeministri italian rrezikon deri 6 vjet burgim! Ja për çfarë akuzohet

admin