RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde: Marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të zbatohet në plotëni

rohde:-marreveshja-e-brukselit-dhe-ohrit-te-zbatohet-ne-ploteni

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit duhet të zbatohet e plotë.

Ai ka thënë se moszbatimi i saj në plotëni dëmton procesin.

Rohde këtë e ka thënë në X ku ka shpërndarë një postim të Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabiliteti(ESI) , i cili ka kritikuar kryeministren e Serbisë, e cila ka kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai i ka kujtuar kryeministres serbe se marrëveshja parasheh që Serbia nuk mund ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, e për këtë Rohde ka thënë se pajtohet plotësisht.

“Plotësisht dakord. Marrëveshjet e Brukselit/Ohrit kanë nevojë për zbatim të plotë. Moszbatimi dëmton procesin e dialogu”, ka shkruar ai.

Related posts

Sekretari amerikan i Shtetit shënon Ditën Ndërkombëtare të Luftimit të Islamofobisë

admin

Presidenti i Iranit thotë se Teherani ka “të drejtën t’i përgjigjet” su’lmeve

admin

Nikolla jep dorëheqje si kryetare e kuvendit të Shqipërisë

rezart morina