RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde: Pajtohem me Kurtin, të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të zbatohen

rohde:-pajtohem-me-kurtin,-te-gjitha-pikat-e-marreveshjes-duhet-te-zbatohen

Jörn Rohde, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë duhe të zbatohen, duke u pajtuar kështu me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili të dielën ka thënë se pa vonesa dueht të zbatohen marrëeshjet Kosovë Serbi.

”Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet – plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Me këtë deklaratë pajtohet ambasadori gjerman.

“Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar.

Por Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

Related posts

Pritje të gjata te Dheu i Bardhë edhe sot

RTI

Ekspertët e OKB: Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste në Afrikë

admin

Azerbajxhani dënon djegien e flamujve të Turqisë dhe Azerbajxhanit në Armeni

rezart morina