Rreth 90 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, sipas Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Andrea De Domenico, kreu i OCHA në territoret palestineze, tha mbrëmë se rreth 1.9 milionë njerëz besohet të jenë të zhvendosur në Gaza.
“Ne vlerësojmë se nëntë në çdo dhjetë njerëz në Rripin e Gazës janë zhvendosur brenda vendit të paktën një herë, nëse jo deri në dhjetë herë, për fat të keq, që nga tetori,” u tha ai gazetarëve.
Më parë u vlerësua se 1.7 milionë njerëz ishin zhvendosur, por që atëherë filloi një operacion ushtarak në Rafah në jug të Rripit të Gazës dhe popullsia gjithashtu është zhvendosur prej andej.
Më pas ka pasur edhe operacione në veri, për shkak të të cilave edhe njerëzit janë larguar, shpjegoi De Domenico.
Operacione të tilla ushtarake i kanë detyruar njerëzit të fillojnë nga fillimi më shumë se një herë.
“Për nëntë muajt e fundit, njerëzit janë lëvizur si pengje në një lojë shahu,” shtoi shefi i OCHA. /abcnews