Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 goditi brigjet e Perusë jugore në një thellësi prej 28 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGC). Tërmeti ishte me epiqendër 8 kilometra në perëndim të Atiquipa, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit Lima. Sipas kryeministrit, Gustavo Adrianzen, nuk është regjistruar asnjë vdekje pas tërmetit.