RTV AHIRETI
Lajme

Rriten raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje

rriten-raportimet-e-qytetareve-per-te-shtenat-me-arme-ne-ahengje

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për implementimin e Strategjisë dhe Udhërrëfyesit Rajonal për Armë të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivë –AVLE.

Takimi u kryesua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, përkatësisht Koordinatori Nacional për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta dhe Eksplozivëve.

“Në këtë takim u bë një vlerësim i përgjithshëm i të gjitha objektivave strategjike dhe zbatimit në praktikë të aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Udhërrëfyesi Rajonal, ku u konstatua se një pjesë e madhe e aktiviteteve janë duke u zbatuar sipas dinamikës së planifikuar, ndërkohë që u diskutuan edhe sfidat për disa aktivitete tjera.

Ky takim pati theks të veçantë, fushatën vetëdijesuese: “Festo me zemër, jo me armë”, që është duke u zbatuar aktualisht nga MPB dhe me këtë rast zëvendësministri Gashani, vuri në pah se kjo fushatë do të vijojë të jetë dinamike gjatë gjithë vitit, me qëllim që të arrihen synimet për rënien e numrit të rasteve ku ka të shtëna festive”, thuhet në njoftim.

Gashani vuri në dukje se fushata është duke i dhënë efektet e saj, pasi kemi një numër të shtuar të rasteve kur qytetarët janë duke i raportuar këto të shtëna, ndërkohë që këto raportime janë duke u trajtuar seriozisht në veprime konkrete nga Policia e Kosovës, të cilët janë dukë ndërhyrë në konfiskimin e armëve dhe arrestimin e të dyshuarave.

Në këtë takim si sfidë e rëndësishme u diskutua edhe forma e cilësimeve të veprave, në rastet kur ka të shtëna me armë dhe i gjithë grupi u dakordua se kjo formë në të ardhmen duhet të ndryshojë bazuar në ligjet në fuqi dhe Kodin Penal të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Rriten raportimet e qytetarëve për të shtënat me armë në ahengje first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Nisin hetimet ndaj disa ndërmarrjeve për rritjen e çmimit të vajit vitin e kaluar

rezart morina

Rreth 5000 serbë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

RTI

Akuzohet për korrupsion, senatori demokrat Bob Menendez shpallet fajtor në gjyqin federal

admin