RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 34.683 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

rritet-ne-34.683-numri-i-palestinezeve-te-vrare-nga-sulmet-izraelite-ne-gaza

Të paktën 34.683 palestinezë janë vrarë në ofensivën e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit të kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se 78.018 persona të tjerë janë plagosuur gjithashtu nga sulmet.

“Sulmet izraelite vranë 29 persona dhe plagosën 110 të tjerë në 24 orët e fundit”, thuhet në deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ministria.

Izraeli ka sulmuar Rripin e Gazës që nga një operacion ndërkufitar i Hamasit, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë afro 1.200 njerëz. Konflikti ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Thirrjet globale për një armëpushim janë rritur ndërsa lufta ka hyrë në muajin e saj të shtatë.

Izraeli akuzohet për gjenocid në GJND, e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm që urdhëroi Tel Avivin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Blinken: Kuptojmë shqetësimet e sigurisë të Turqisë

admin

Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair

rezart morina

Stoltenberg: Aleatët e NATO-s synojnë t’i dorëzojnë Ukrainës 1 milion dronë

rezart morina