RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 36.479 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga sulmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-36.479-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-sulmet-iz’raelite-ne-ga’za

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 36.479, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që vazhdojnë për 241 ditë.

Ushtria izraelite ka kryer 4 “masakra” në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë 24 orëve të fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 40 palestinezë ndërsa 150 janë plagosur.

Numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 36.479 ndërsa numri i të plagosurve në 82.777.

Në deklaratë thuhet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të arrijnë tek trupat.

Related posts

Nxisnin sulme në Telegram, arrestohen dy persona në SHBA për terrorizëm

admin

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Rritja e çmimeve, Vetëvendosje prezanton rezolutën për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore

admin