RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 36.654 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-36.654-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 36.654 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 244 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 6 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 68 palestinezë dhe janë plagosur 235 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 36.654 ndërsa i të plagosurve në 83.309.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.

Related posts

Kryeministri Rama: Turqia është çelësi i stabilitetit të Evropës

admin

Në bashkëpunim me ushtrinë turke, FSK përfundon trajnim për ngritjen e kapaciteteve ushtarake

rezart morina

Hatay: Pas tërmetit të 6 shkurtit lindën 205 foshnja

rezart morina