Është rritur në 37.202 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 250 ditësh ndaj Rripit të Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer 3 “masakra”, ndërsa në këto sulme kanë humbur jetën 38 palestinezë dhe janë plagosur 100 të tjerë.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve dhe se ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak se pengohen nga forcat izraelite.
The post Rritet në 37.202 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza first appeared on Radio Televizioni Iliria.