RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 38.243 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-38.243-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është në 38.243, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për ditën e 277-të.

Thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 “masakra” në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 50 palestinezë të tjerë ndërsa 130 janë plagosur.

Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 38.243 ndërsa numri i të plagosurve në 88.033.

Gjithashtu thuhet se ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.

Related posts

Shqipëria pritet të hapë tre ambasada të reja në Kenia, Indi dhe Indonezi

RTI

Rama: Pa Rugovën nuk do të kishte UÇK, ai ishte jehona e armëve të tyre

admin6

15 vjet burg për burrin që rrahu për vdekje gruan e tij

admin