RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 40.435 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-40.435-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 40.435 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 325 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “2 masakra”, ndërsa në këto sulme janë vrarë 33 palestinezë ndërsa 66 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 40.435 ndërsa i të plagosurve në 93.534.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Kurti takohet me ish-sekretarin e OKB-së, Ban Ki-moon

admin

Deputeti shqiptar në Kuvendin serb thirrje Vuçiçit: Të respektohen pakicat kombëtare dhe përbërja e institucioneve të drejtësisë

admin

Makroni e han një flakaresh – VIDEO

admin