RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 41.252 numri i pa’lestinezëve të vr’arë nga su’lmet iz’raelite në Ga’za

rritet-ne-41.252-numri-i-pa’lestinezeve-te-vr’are-nga-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za

Është rritur në 41.252 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 347 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës janë kryer “3 masakra” ndërsa në këto sulme janë vrarë 26 palestinezë ndërsa 84 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 41.252 ndërsa i të plagosurve në 95.497.

Gjithashtu në njoftim thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Related posts

Nuk ka ndryshim në qasjen e BE-së për masat, Kosova: Shtimi i tyre e thellon padrejtësinë

admin

Erdoğan: Türkiye është e gatshme të marrë përgjegjësi për të parandaluar gjakderdhjen në Gaza

admin

Rreth një orë pritje për të dalë nga Kosova, përmes Merdarit

admin6