Është rritur në 72 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se ka humbur jetën një ushtar i plagosur rëndë në Gaza më 14 nëntor.
Gjithashtu në luftimet e djeshme ka humbur jetën edhe një ushtar tjetër izraelit.
Bëhet e ditur se është rritur në 72 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë gjatë konfliktit në rajon që nga 27 tetori kur ushtria izraelite filloi pushtimin nga toka të pjesës veriore të Rripit të Gazës.