RTV AHIRETI
Lajme

Rritet niveli i manganit në liqenin e Badovcit, IKSHPK-ja del me rekomandime publike

rritet-niveli-i-manganit-ne-liqenin-e-badovcit,-ikshpk-ja-del-me-rekomandime-publike

KRU “Prishtina” ka njoftuar për ngitjen e vlerave të Manganit në ujin e liqenit të Badovcit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka ngritur vigjilencën për monitorimin e ujit të pijshëm.

Ditën e djeshme, ekipi i IKSHPK-së ka ka marrë 16 mostra në zonën – PR03, e cila furnizohet nga impianti për trajtimin e ujit në Badovc (mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant), me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit.

Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej 0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L.

Sipas Udhëzimit administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, norma e lejuar për mangan në ujin e pijshëm është 0.05 mg/L.

Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” të manganit në liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve. Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse përveç vlerave të shtuara të manganit 2valentë, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.

Edhe pse mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht te fëmijët deri në 5 vjeç.

Real Life Hero – Police Officer Risks Everything To save a Puppy From Train
Learn It Wise
by Taboola
Të dhënat e analizave të bërë dhe krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKSHPK-ja për këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh rezultatet e lartpërmendura, IKSHPK-ja ka rekomanduar KRU “Prishtina” që:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;
Të përcjellet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;
Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;
Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;
Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;
Të sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK-ja njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.

The post Rritet niveli i manganit në liqenin e Badovcit, IKSHPK-ja del me rekomandime publike first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Partia e ekstremit të djathtë e përfshirë në skandale në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, Presidentja e KE: AfD-ja po tradhton Gjermaninë

admin

Erdoğan: Muajin e ardhshëm fillojmë me ndërtimin e 30 mijë shtëpive – VIDEO

rezart morina

Udhëzimi administrativ që ndalon shaminë, MASHTI: Do të sigurohemi që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore

admin