RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet shkalla e vetëvrasjeve në Japoni, spikasin rastet te të papunët

rritet-shkalla-e-vetevrasjeve-ne-japoni,-spikasin-rastet-te-te-papunet

Shkalla e vetëvrasjeve në mesin e të papunëve në Japoni pothuajse është dyfishuar vitin e kaluar, ndërkohë që trendi i përgjithshëm është rritur gjithashtu në vendin me rreth 126 milionë banorë, i cili gjithashtu po përballet me një popullsi të plakur, që përbën 28,5 për qind të popullsisë së përgjithshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e qeverisë të publikuara sot treguan se shkalla e vetëvrasjeve midis meshkujve gjithashtu është rritur, për herë të parë në 13 vitet e fundit.

Vetëvrasja në mesin e të papunëve në vitin 2022 pothuajse është dyfishuar në 1.038 persona, ndërsa midis atyre që jetonin me pensione ose përfitime punësimi është rritur me 705 në gjithsej 5.347 persona, treguan të dhënat.

Ndërkaq, numri i meshkujve që kanë kryer vetëvrasje vitin e kaluar është rritur me 604 në gjithsej 14.543, duke e çuar totalin e vetëvrasjeve në 21.584 në vend, që paraqet një rritje me 577 krahasuar me vitin e mëparshëm.

Numri i vetëvrasjeve kishte rënë për rreth një dekadë deri në vitin 2019, në 20.169, por që nga pandemia, trendi ka shënuar rritje.

“Rritja te meshkujt nga të 40-at deri në të 60-at, si dhe te pensionistët apo ata që janë të papunë, bie në sy”, ka thënë një zyrtar i paidentifikuar i Ministrisë së Shëndetësisë për Kyodo News me bazë në Tokio.

“Vetëvrasjet nga njerëz të famshëm mund të kenë pasur gjithashtu efekt”, ka shtuar ai.

Megjithatë, numri i vetëvrasjeve te gratë është ulur me 27 në gjithsej 7.041.

Analiza e personave të vetëvrarë tregon se shumica e tyre vuanin nga probleme të ndryshme shëndetësore dhe familjare.

Chiyo Igarashi, ekspert në parandalimin e vetëvrasjeve në Universitetin e Teknologjisë në Tokio, ka thënë: “Inflacioni dhe përkeqësimi i ekonomisë i shkaktuar nga dobësimi i ‘jenit’ japonez mund të kenë pasur ndikim”.

“Ka nevojë për të trajtuar mungesën e infermierëve dhe mjekëve të punës në kompanitë e vogla dhe të mesme”, ka thënë profesori i shkencave shëndetësore.

Related posts

Pakistani përpiqet të menaxhojë krizën e energjisë me kursime

admin

Altun: Dënoj ashpër sulmin e Izraelit kundër ekipit të TRT News

RTI

Alarmohet Evropa, regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve! Personi u infektua në…

admin