RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rrymat e Oqeanit Antarktik drejt kolapsit

rrymat-e-oqeanit-antarktik-drejt-kolapsit

Shkencëtarët shpenzuan 35 milionë orë kompjuterike gjatë dy vjetëve për të prodhuar modelet e tyre, të cilat supozonin se emetimet e gazeve serrë vazhdojnë rrugën e tyre aktuale. Nëse ato bien, kjo mund të zvogëlojë sasinë e shkrirjes së akullit dhe të ngadalësojë rënien e rrymës së oqeanit. Megjithatë, rezultatet sugjerojnë se qarkullimi i thellë i ujit në Antarktik mund të ngadalësojë me dyfishin e shkallës së rënies në Atlantikun e Veriut

Shkrirja e shpejtë e akullit të Antarktidës po shkakton ngadalësim dramatik në rrymat e thella të oqeanit dhe mund të ketë efekt katastrofik në klimën, paralajmëron një raport i ri.

Rrjedhat e ujërave të thella që nxisin rrymat e oqeanit mund të ulen për 40% deri në vitin 2050, ka njoftuar një ekip shkencëtarësh australianë.

Rrymat bartin nxehtësi, oksigjen, karbon dhe lëndë ushqyese jetike në mbarë globin.

Hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se një ngadalësim i rrymës së Atlantikut të Veriut mund të shkaktojë që Evropa të bëhet më e ftohtë.

Studimi, i botuar në revistën “Nature”, ka paralajmëruar gjithashtu se ngadalësimi mund të zvogëlojë aftësinë e oqeanit për të thithur dyoksid karboni nga atmosfera.

Raporti përshkruan se si rrjeti i rrymave oqeanike të Tokës është pjesërisht i nxitur nga lëvizja poshtë e ujit të kripur të ftohtë dhe të dendur drejt shtratit të detit pranë Antarktidës.

Por ndërsa uji i freskët nga mbulesa e akullit shkrihet, uji i detit bëhet më pak i kripur dhe i dendur, dhe lëvizja poshtë ngadalësohet.

Këto rryma të thella oqeanike, ose “përmbysje”, në hemisferat veriore dhe jugore kanë qenë relativisht të qëndrueshme për mijëra vjet, thonë shkencëtarët, por ato tani po prishen nga ngrohja e klimës.

“Modelimi ynë tregon se nëse emetimet globale të karbonit vazhdojnë me ritmin aktual, atëherë përmbysja e Antarktidës do të ngadalësohet me më shumë se 40 për qind në 30 vjetët e ardhshëm – dhe në një trajektore që duket se po shkon drejt kolapsit”, ka theksuar udhëheqësi i studimit, profesori Matthew England.

Studimi i Atlasit i vitit 2018 ka zbuluar se sistemi i qarkullimit të Oqeanit Atlantik ishte më i dobët sesa kishte qenë për më shumë se 1000 vjet dhe kishte ndryshuar ndjeshëm në 150 vjetët e fundit.

Ai ka sugjeruar se ndryshimet në qarkullimin e përmbysjes së meridianit të Atlantikut (Amoc) të ngjashme me rripin transportues mund të ftohin oqeanin dhe Evropën veriperëndimore dhe të ndikojnë në ekosistemet e detit të thellë.

Një përshkrim i bujshëm i mbylljes së Amoc-ut u shfaq në filmin e vitit 2004 për fatkeqësitë klimatike “The Day After Tomorrow”.

Raporti theksoi gjithashtu se si ngadalësimi do të ndikonte në aftësinë e oqeanit për të thithur dyoksid karboni nga atmosfera.

Dr. Adele Morrison, e cila kontribuoi në raport, ka shpjeguar se teksa qarkullimi i oqeanit ngadalësohet, uji në sipërfaqe arrin shpejt kapacitetin e tij thithës të karbonit dhe më pas nuk zëvendësohet nga uji jo i ngopur me karbon, i tërhequr në sipërfaqe nga thellësi më të mëdha.

“Nëse oqeanet do të kishin mushkëri, kjo do të ishte një prej tyre”, ka sqaruar prof. England, oqeanograf në Universitetin e Uellsit të Ri Jugor të Sidneit, në një konferencë për media.

Dr. Morrison ka paralajmëruar gjithashtu se një ngadalësim i përmbysjes jugore mund të ketë ndikim në ekosistemet detare dhe në vetë Antarktidën.

“Përmbysja sjell lëndë ushqyese që janë zhytur deri në fund kur organizmat vdesin… për të rifurnizuar lëndët ushqyese për ekosistemin global dhe peshkimin”, ka shpjeguar ajo.

“Implikimi tjetër më i madh që mund të ketë është një reagim se sa pjesë e Antarktidës do të shkrihet në të ardhmen. Ai hap një shteg për ujërat më të ngrohta që mund të shkaktojnë rritje të shkrirjes, e cila do të ishte një reagim i mëtejshëm, duke vendosur më shumë ujëra të shkrira në oqean dhe duke ngadalësuar qarkullimin edhe më shumë”, shtoi ajo.

Shkencëtarët shpenzuan 35 milionë orë kompjuterike gjatë dy vjetëve për të prodhuar modelet e tyre, të cilat supozonin se emetimet e gazeve serrë vazhdojnë rrugën e tyre aktuale. Nëse ato bien, kjo mund të zvogëlojë sasinë e shkrirjes së akullit dhe të ngadalësojë rënien e rrymës së oqeanit.

Megjithatë, rezultatet sugjerojnë se qarkullimi i thellë i ujit në Antarktik mund të ngadalësojë me dyfishin e shkallës së rënies në Atlantikun e Veriut.

“Është befasuese të shohësh që kjo të ndodhë kaq shpejt”, ka thënë klimatologu Alan Mix nga Universiteti Shtetëror i Oregonit, bashkautor i vlerësimit të fundit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

“Duket se po e fillon shpejtësinë tani. Ky është lajmi kryesor”, ka theksuar ai për Reuters.

Efekti i ujërave të shkrira të Antarktidës në rrymat e oqeanit nuk është përfshirë ende në modelet e IPCC-së mbi ndryshimin e klimës, por do të jetë “i konsiderueshëm”, ka shpjeguar prof. England.

Përktheu: Blerta Haxhiu /koha

Related posts

Rusia akuzon SHBA-në dhe NATO-n: Po inkurajojnë Ukrainën për të vazhduar këtë luftë të pakuptimtë

admin

“Dhuna duhet të marrë fund tani”: OKB-ja bën thirrje për t’u dhënë fund sulmeve në spitale

admin

Papa Françesku i gatshëm të vizitojë Ukrainën dhe Rusinë

admin