Raportohet se pas rajonit Kursk të Rusisë, ku pati përleshje me ushtrinë ukrainase, ka nisur evakuimi i njerëzve edhe në rajonin Krasnoyarujskiy të Belgorodit, transmeton Anadolu.
Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, konfirmoi se ka pasur përleshje me ushtrinë ukrainase në kufijtë e rajonit Krasnoyarujskiy në Belgorod.
Duke theksuar se evakuimet filluan për të mbrojtur njerëzit e rajonit, Gladkov tha se qytetarët u zhvendosën në zona më të sigurta.
Më parë u raportua se më shumë se 76 mijë njerëz u evakuuan në Kursk të Rusisë.
Përplasjet mes dy ushtrive, të cilat nisën pas hyrjes së ushtrisë ukrainase në territorin rus të Kurskut më 6 gusht, vijojnë prej 7 ditësh.
Ndërsa situata në Kursk u ngrit në nivelin e “emergjencës federale”, në rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk u shpall një situatë kundër terrorizmit.