RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusi, rritet në 137 numri i të vdekurve nga të shtënat në sallën e koncerteve në Krasnogorsk

rusi,-rritet-ne-137-numri-i-te-vdekurve-nga-te-shtenat-ne-sallen-e-koncerteve-ne-krasnogorsk

Numri i të vdekurve nga të shtënat në sallën e koncerteve në qytetin Krasnogorsk në rajonin e Moskës është rritur në të paktën 137, transmeton Anadolu.

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se trupat e 137 personave janë gjetur në vendin e “sulmit terrorist”, tre prej të cilëve janë fëmijë.

“Vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes. Deri më tani janë identifikuar 62 trupa. Për viktimat e mbetura po kryhen ekzaminime gjenetike për të përcaktuar identitetin e tyre”, njoftoi Komiteti Hetues.

Organi hetues gjithashtu tha se nga vendi i ngjarjes u konfiskuan katër komplete municionesh luftarake, më shumë se 500 gëzhoja dhe 28 karikatorë, si dhe dy automatikë kallashnikov.

Më herët, selia e Moskës e Ministrisë së Shëndetësisë përditësoi listën e saj të personave të plagosur nga sulmi në sallën e koncerteve në 154, të cilët janë të shtruar në institucione mjekësore.

Related posts

Presidenti kinez mbërrin në San Francisco për samitin me presidentin amerikan

admin

Osmani: Me SHBA-në të përgatisim draftin e Statutit për Asociacionin

rezart morina

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish-Presidenti! Akuzohet se pagoi për të heshtur aktoren e filmave p*rnografikë, me të cilën dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore

admin