RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Koreja e Veriut do të rifillojnë shërbimin e trenave të pasagjerëve në korrik

rusia-dhe-koreja-e-veriut-do-te-rifillojne-sherbimin-e-trenave-te-pasagjereve-ne-korrik

Guvernatori i rajonit rus Primorsky Krai në Lindjen e Largët, Oleg Kozhemyako, ka bërë të ditur se Moska dhe Pheniani kanë rënë dakord të rifillojnë shërbimet e trenave të pasagjerëve midis qytetit rus Vladivostok dhe qytetit koreano-verior Rason, transmeton Anadolu.

Duke folur në një festival të mallrave nga Koreja e Veriut në qytetin Vladivostok, Kozhemyako tha se nisja e trafikut është planifikuar për në muajin korrik.

“Ne do të nisim shërbimin e drejtpërdrejtë të pasagjerëve në korrik. Do të nisin trenat midis qyteteve Vladivostok dhe Rason. Do të jetë shumë i përshtatshëm për pasagjerët dhe turistët që hipin në një tren në Vladivostok dhe të udhëtojnë drejtpërdrejtë në Korenë e Veriut duke shijuar bukurinë, natyrën dhe kulturën atje, si dhe duke mësuar për zakonet dhe traditat”, tha Kozhemyako.

Ai theksoi se fëmijët nga Koreja e Veriut do të vijnë për të pushuar në Qendrën Gjith-Ruse të Fëmijëve në Vladivostok, ndërsa fëmijët nga Primorsky Krai do të kalojnë pushimet e tyre verore në Korenë e Veriut.

Më 6 qershor, autoritetet ruse thanë se treni i parë i pasagjerëve u nis nga Primorsky Krai për në Korenë e Veriut pas një pushimi për shkak të pandemisë së COVID-19.

Related posts

Dyshohet se vrau foshnjën e saj gjatë lindjes/ Gjykata jep masën

admin

Hapet xhamia e re në Shtutgart

admin

Vendimi i MAShT-it për subvencionimin e teksteve shkollore, drejtoritë e arsimit në rajonin e Gjilanit me qëndrime të ndryshme

RTI