Shpërthimi në hidrocentralin Kakhovka pranë Khersonit në jug të Ukrainës shkaktoi përmbytje të martën, ndërkaq Moska dhe Kievi akuzojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës, transmeton Anadolu.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Twitter tha se shkatërrimi i digës “konfirmon për të gjithë botën se ato (forcat ruse) duhet të dëbohen nga çdo cep i tokës ukrainase”.
“Të gjitha shërbimet janë duke punuar. Unë kam mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes”, tha ai.
Kreu i qytetit të kontrolluar nga Rusia, Nova Kakhovka, që ndodhet në bregun lindor të lumit Dnieper, shkroi në Telegram se sulmet gjatë natës nga forcat e armatosura të Ukrainës çuan në shkatërrimin e valvulave dhe rrjedhimisht lirimin e pakontrolluar të ujit në rrjedhën e poshtme.
This video is an excellent diary of Day 1 of the flood in Kakhovka.
As Ukrainians are evacuating elderly and vulnerable from Kherson, Russians continue to shell Kherson, trying to kill more civilians.
There is not much human left in them. pic.twitter.com/bEqXCmBz84
— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) June 6, 2023