RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina kryejnë edhe një shkëmbim të të burgosurve të luftës

rusia-dhe-ukraina-kryejne-edhe-nje-shkembim-te-te-burgosurve-te-luftes

Rusia njoftoi një tjetër shkëmbim të robërve të luftës me Ukrainën, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 95 ushtarakë rusë u kthyen nga robëria ukrainase ndërsa një numër i barabartë ushtarësh ukrainas u transferuan në Kiev.

“Ushtarët e liruar do të transportohen në Moskë me avion transportues ushtarak të Forcave Ajrore Ruse për t’iu nënshtruar trajtimit dhe rehabilitimit në institucionet mjekësore të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se të gjithë të liruarve u ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike.

Ministria shprehu mirënjohje për Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për ndërmjetësimin e tyre në lehtësimin e procesit të shkëmbimit të të burgosurve.

Në një deklaratë të veçantë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy konfirmoi shkëmbimin. “Ne vazhdojmë t’i sjellim njerëzit tanë në shtëpi. 95 mbrojtës të tjerë u liruan nga robëria ruse. Këta janë ushtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, Gardës Kombëtare dhe rojeve kufitare”, tha ai, duke shtuar:

“Pavarësisht se sa e vështirë mund të jetë, ne po kërkojmë të gjithë ata që mund të jenë në robëri. Ne duhet t’i kthejmë të gjithë”.

Related posts

Dejona Mihali intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTI

Izraeli shënjestron shtëpinë e zyrtarit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Gaza, vriten 2 persona

admin

Përmbyset varka në Mauritani/ Mb’yten të paktën 25 emigrantë

rezart morina