RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia do të japë “përgjigje ush’tarake” ndaj vendosjes së ra’ketave të SHBA-së në Gjermani

rusia-do-te-jape-“pergjigje-ush’tarake”-ndaj-vendosjes-se-ra’ketave-te-shba-se-ne-gjermani

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov tha se vendimi i SHBA-së për të vendosur raketa lundruese me rreze të gjatë veprimi në Gjermani ka për qëllim dëmtimin e sigurisë së Rusisë, transmeton Anadolu.

Ryabkov dha deklaratë për gazetarët në Shën Petersburg lidhur me vendimin e SHBA-së për të vendosur raketat e saj lundruese me rreze të gjatë veprimi “Tomahawk” në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Ai vuri në dukje se konjuktura globale ka ndryshuar ndjeshëm pas Luftës së Ftohtë. “Këto veprime, para së gjithash synojnë të dëmtojnë sigurinë e vendit tonë. Besoj se kjo është vetëm një pjesë e procesit të përshkallëzimit të tensioneve dhe një element frikësimi”, tha Ryabkov.

Sipas tij, Rusia do të përgjigjet ndaj hapit të SHBA-së. “Natyra e përgjigjes sonë do të jetë me qetësi dhe profesionalizëm. Ne do të zhvillojmë një përgjigje ushtarake ndaj kërcënimit të ri pa vepruar emocionalisht”, deklaroi Ryabkov.

Në një deklaratë të përbashkët dje nga SHBA-ja dhe Gjermania thuhet se raketat lundruese “Tomahawk” dhe armë të tjera me rreze të gjatë do të vendosen në Gjermani duke filluar nga viti 2026.

Hera e fundit që SHBA-ja vendosi armë të tilla me rreze të gjatë në Gjermani ishte në vitet 1990.

Related posts

Katari kritikon planet e Ben-Gvir për Al-Ak’sanë

rezart morina

Iran, klerikët sunitë thirrje qeverisë të “dëgjojë kërkesat e popullit”

admin

Veriu ende nën tensione, serbët nuk lëvizin barrikadat e vendosura në Bënjak dhe Jarinje

admin