RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Mundësia është e ulët për zgjatjen e marrëveshjes së drithit

rusia:-mundesia-eshte-e-ulet-per-zgjatjen-e-marreveshjes-se-drithit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se pjesa e Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në lidhje me Rusinë nuk është zbatuar, transmeton Anadolu.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të qëndrojë mbi një këmbë, duhet të qëndrojmë mbi dy këmbë. Në këtë aspekt, në situatën aktuale mundësia është e ulët (për zgjatjen e marrëveshjes)”, tha Peskov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Moskë, lidhur me çështjet aktuale.

Rreth zgjatjes së Marrëveshjes së Korridorit të Drithit të arritur më 22 korrik mes Türkiye-s, Ukrainës, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), Peskov theksoi se pjesa e marrëveshjes në fjalë për dërgesat e produkteve bujqësore dhe plehut rus nuk është zbatuar.

“Marrëveshja nuk është zgjatur me afat të plotë, por me një afat 60 ditë sepse gjysma e marrëveshjes nuk u zbatua dhe nuk zbatohet as sot. E dimë që përfaqësuesit e OKB-së kanë kryer përpjekje për këtë çështje, por pjesa e dytë e marrëveshjes nuk zbatohet ende,” tha Peskov.

Duke tërhequr vëmendjen se delegacionit rus nën kryesimin e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, nuk i është dhënë ende vizë nga SHBA-ja për të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), Peskov deklaroi se “Këtë e presim negativisht. SHBA-ja ku ndodhet Qendra e Përgjithshme e OKB-së, duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e saj”.

Ndër të tjera Peskov vlerësoi pretendimin se SHBA-ja ka kryer veprime lidhur me laboratorët biologjikë në vende të tjera dhe më tej ai shtoi se “Ne duhet të bëjmë gjithçka për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndaj këtij aktiviteti të paligjshëm të SHBA-së”.

Related posts

Rusia pretendon se ka goditur sistemin amerikan të mbrojtjes ajrore Patriot në Kiev

admin

Cikloni Moka kërcënon Azinë, një milion njerëz në rrezik

rezart morina

Netanyahu refuzon propozimin SHBA-Francë për armëpushim midis Izraelit dhe Hezbollahut

RTI