RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia përmbahet të komentojë propozimin e Ne’tanyahut për paktin e sigurisë në Lindjen e Mesme

rusia-permbahet-te-komentoje-propozimin-e-ne’tanyahut-per-paktin-e-sigurise-ne-lindjen-e-mesme

Rusia është përmbajtur të komentojë propozimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, për të krijuar një pakt të sigurisë në Lindjen e Mesme, të cilën ai e quajti si “Aleanca e Abrahamit”, transmeton Anadolu.

Në konferencën për media në përgjigje të një pyetjeje mbi iniciativën e kryeministrit izraelit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “është e nevojshme të kuptohen detajet e arsyetimit të Netanyahut përpara se të konkludohet diçka”.

Gjatë një adresimi para seancës së përbashkët të Kongresit të SHBA-së, Netanyahu tha se një aleancë e tillë do të ishte një “zgjatje e natyrshme” e marrëveshjeve të normalizimit të njohura si “Marrëveshjet e Abrahamit” që Izraeli ndërmjetësoi me shtetet arabe gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump.

Duke ritheksuar nevojën për të kuptuar detajet e propozimit, më tej Peskov tha se NATO-ja “ka një orientim konfrontues të theksuar dhe sistematik”.

“A na duhen mekanizma konfrontuese në Lindjen e Mesme? Vështirë”, shtoi ai.

Related posts

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Hamasi kundërshton kushtet e reja izraelite në bisedimet për armëpushim në Gaza

admin

Kryeministri spanjoll: Evropa të flasë me një zë kundër sulmeve brutale të Izraelit në Gaza

rezart morina

Ministrja e Jashtme sllovene: Njohja e Palestinës është ‘detyrë morale’

rezart morina