RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Rusia pretendon “kontroll të plotë” mbi rajonin ukrainas Luhansk

rusia-pretendon-“kontroll-te-plote”-mbi-rajonin-ukrainas-luhansk

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu, i kumtoi presidentit rus Vladimir Putin se enklava ukrainase Luhansk, që vetëshpalli pavarësi, tashmë është plotësisht nën kontrollin e Moskës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas operacioneve të suksesshme ushtarake, forcat ruse dhe Milicia Popullore e Luhanskut vendosën kontroll të plotë mbi qytetin Lysychansk dhe disa vendbanimeve aty pranë”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë.

Në deklaratë theksohet se ministri Shoygu i raportoi Putinit “çlirimin e Republikës Popullore të Luhanskut”.

“Sipërfaqja e përgjithshme e territoreve të çliruara gjatë ditës së kaluar ishte 182 kilometra katrorë”, tha ministria.

Donetsk dhe Luhansk, dy enklava të rajonit ukrainas Donbas, në kufi me Rusinë, ishin skena e një kryengritjeje të mbështetur nga Rusia duke filluar në vitin 2014, kur Rusia aneksoi ilegalisht Gadishullin e Krimesë të Ukrainës.

Presidenti Putin njohu “pavarësinë” e këtyre dy enklavave pak para fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

Ashtu si me Krimenë, i gjithë Donbasi ende njihet ndërkombëtarisht si territor ukrainas dhe forcat e armatosura të vendit vazhdojnë të luftojnë për të.

Related posts

Dyshohen për krime lufte, merret vendimi për disa komandantë të ushtrisë australiane

admin

Më shumë stuhi priten pas tornados në Misisipi

admin

Mbyllet thirrja për aplikim për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje

rezart morina