RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në Donetsk

rusia-pretendon-se-ka-marre-nen-kontroll-vendbanimin-new-york-ne-donetsk

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll vendbanimin New York në rajonin e Donetskut, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria informohet lidhur me aktivitetet e Forcave të Armatosura të Rusisë në Ukrainë.

“Si rezultat i veprimeve aktive të trupave të Grupit Ushtarak Qendror u çlirua Novgorodskoye (New York), një nga vendbanimet më të mëdha në zonën urbane Toretsk, të Republikës Popullore të Donetskut”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se ushtria ruse vazhdon luftën në Ukrainë.

Më tej thuhet se “brenda një dite me mjete ajrore pa pilot (dronë), artileri dhe raketa, janë bombarduar 143 zona ku ndodheshin depo municioni, magazina, pajisje ushtarake dhe njësi ushtarake ukrainase”.

“Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani janë rrëzuar 639 avionë, 282 helikopterë, 30.192 dronë ndërsa janë shkatërruar 575 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,17.345 tanke dhe mjete të blinduara, 1.415 multi-raketahedhës, 13.444 obusë dhe mortaja si dhe 24.945 automjete të posaçme ushtarake të ushtrisë ukrainase”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Shefi i NATO-s: Aleatët evropianë të NATO-s do të investojnë 380 miliardë dollarë në mbrojtje në vitin 2024

admin

Gjermania thërret ambasadorin iranian për shkak të sulmit ndaj Izraelit

RTI

OBSH: Vaksinat shpëtuan 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit

admin