RTV AHIRETI
Lajme

Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak

sali-berisha-zyrtarisht-i-pandehur-per-korrupsion,-do-te-vijoje-te-qendroje-ne-arrest-shtepiak

Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha do të vijojë të qëndrojë në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, që u vendos nga Gjykata e Posaçme GJKKO pas shkeljes së detyrimit për t’u paraqitur.

Këtë të mërkurë, ish-kryeministri u morr zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme SPAK, teksa prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani”, i komunikuan akuzën për veprën penale “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha për mediat se se është “i pandehur” për ato që i konsideroi “500 faqe me mashtrime”.

Qetësia opozitare e Sali Berishës u trazua keqazi mbrëmjen e 21 tetorit 2023. Ishte mbrëmja kur SPAK nisi ekzekutimin e tre masave sigurie shtrënguese të dhëna në mungesë ndaj tre personave të dyshuar për “korrupsion” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, siç raporton A2.

E para ishte kundër liderit demokrat, Sali Berisha, tjetra kundër dhëndrit, Jamarbër Malltezi, dhe një e tretë ndaj një biznesmeni ndërtimi. Për ish-kryeministrin, SPAK kishte marrë miratim nga Gjykata e Posaçme për masën e “detyrimit për paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit” për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. E njëjta masë edhe për biznesmenin Fatmir Bektashi, ndërsa për Jamarbër Malltezin ajo e “arrestit në burg”.

The post Sali Berisha zyrtarisht i pandehur për korrupsion, do të vijojë të qëndrojë në arrest shtëpiak first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Kushtetuesja thotë se udhëzimi i MAShT-it për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave është në harmoni me dispozitat ligjore

rezart morina

Europol shkatërron kartelin ballkanik të transportit të kokainës nga Amerika Latine, 40 persona të arrestuar! “Kokat” drejtonin nga Dubai dhe Turqia

admin

Reagime pas akuzave të Francës ndaj themeluesit të “Telegram”, studiuesit: Drejtuesit e këtyre aplikacioneve tallen me idenë e heqjes së përmbajtjeve të paligjshme

admin