Të enjten do ta vizitojë Kosovën emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Sarrazin do të ketë një prononcim për media në Aeroportin e Prishtinës nga ora 18:00.
Kështu ka bërë të ditur ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Gjermanisë për shtetet e Ballkanit Perëndimor do ta vizitojë Kosovën nesër. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të japë një deklaratë për media para largimit”, është thënë në njoftim.