RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz reagon ndaj komenteve ra’ciste kundër futbollistëve gjermanë me prejardhje të huaj

scholz-reagon-ndaj-komenteve-ra’ciste-kunder-futbollisteve-gjermane-me-prejardhje-te-huaj

Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi komentet raciste të drejtuara kundër lojtarëve migrantë të ekipit kombëtar gjerman të futbollit, transmeton Anadolu.

“Ata janë të gjithë gjermanë, janë të gjithë djemtë tanë”, tha Scholz gjatë fjalimit të tij në parlament dhe nënvizoi se ekipi kombëtar ka qenë një shembull i suksesshëm i diversitetit kulturor të shoqërisë.

“Njerëzit me prejardhje imigrantësh janë pjesë e shoqërisë sonë dhe ne nuk do ta lejojmë veten të ndahemi. Mund të krenohemi që kjo reflektohet edhe në kombëtaren tonë”, theksoi ai.

Vërejtjet e Scholzit erdhën si përgjigje ndaj një debati publik mbi përbërjen e ekipit kombëtar gjerman të futbollit dhe komenteve raciste në mediat sociale kundër lojtarëve migrantë.

Një sondazh i fundit nga transmetuesi publik ARD ka zbuluar se disa gjermanë nuk janë të kënaqur që ka lojtarë imigrantë dhe zezakë në ekipin e futbollit të vendit.

Rreth 21 për qind e gjermanëve kanë thënë se preferojnë të shohin më shumë lojtarë me lëkurë të bardhë në ekipin e tyre kombëtar. Gati 17 për qind kanë thënë se u vjen keq që kapiteni aktual i kombëtares është lojtar me rrënjë turke.

Skuadra aktuale e Gjermanisë ka nëntë lojtarë me sfond imigrantësh, duke përfshirë kapitenin Ilkay Gundogan, mbrojtësit Jonathan Tah dhe Waldemar Anton, mesfushorin Jamal Musiala dhe sulmuesin Deniz Undav.

Vendi do të presë turneun më të madh të futbollit në Evropë, Kampionatin UEFA Euro 2024, në qershor dhe korrik. Turneu do të nisë në Mynih me ndeshjen e Gjermanisë kundër Skocisë më 14 qershor. Finalja do të mbahet në Olympiastadion të Berlinit më 14 korrik.

Related posts

Shpërthen një bombol gazi, digjet një shtëpi në Skenderaj

admin

Peach e sheh Marrëveshjen e Belfastit si mundësi për zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë

admin

Turqia publikon librin për nevojën e reformave në OKB

admin