Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Në një fjalim në Bundestag, Scholzi ka thënë se ashtu si Finlanda, edhe Suedia duhet të jetë aleate e re e aleancës ushtarake.
Kancelari gjerman ka thënë se Erdogani që ka vazhduar mandatin si president duhet të lëshojë rrugë – ashtu siç ishte pajtuar në një takim në Madrid gjatë vitit të kaluar.
Turqia me ushtrinë e dytë më të madhe në NATO, ka bllokuar pranimin e Suedisë për disa arsye.
Shteti turk pretendon se Suedia ka lejuar operimin e anëtarëve të grupeve terroriste të kurdëve.
Shkaku i kësaj, Suedia ka ndryshuar ligjet kundër-terrorizmit sivjet, duke e bërë krim pjesëmarrjen në grupe të cilat Turqia i ka cilësuar si terroriste.
Turqia gjithashtu ka thënë se qeveria suedeze ka pasur rol në protestat e krahut të djathtë në të cilat u dogjën kopjet e Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm