RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Së paku 52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg – VIDEO

se-paku-52-te-vdekur-nga-zjarri-ne-nje-ndertese-ne-johanesburg-–-video

Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.

Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.

Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.

Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin zhvendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë.

Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve. /rel

Related posts

Netanyahu i quan ‘antisemite’ protestat në Francë

admin

​Qeveria: Lajçak nuk na ofroi modele të asociacioneve

rezart morina

Nga sot qytetarët do të paguajnë 17.7 euro për rikyçje në rrjet të KEDS-it

RTI