Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, është takuar në kryeqytetin Washington me ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, transmeton Anadolu.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se në takimin e Blinken-Jaishankar u diskutuan shumë çështje.
Në takimin e mbajtur në Washington u diskutua presidenca e Indisë në G20 dhe investimet e infrastrukturës, si dhe u fol edhe për Korridorin Ekonomik Indi – Lindje e Mesme – Evropë, i cili do të lidhë Lindjen e Mesme me Evropën.
Ndër të tjera, në takim u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, hapësirë dhe energjisë së pastër.