Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, publikoi një video-mesazh me rastin e muajit të Ramazanit, ku thekson se “Duke marrë frymëzim nga muaji i shenjtë i ramazanit, le të ndërtojmë një botë më të drejtë”, transmeton Anadolu.
Guterres përcolli urimet e tij më të sinqerta për muslimanët në të gjithë botën dhe theksoi se Ramazani është një muaj reflektimi dhe mësimi.
“Njerëzia bashkohet me tolerancë dhe mëshirë në këtë muaj”, thekson Guterres, i cili rikujtoi se edhe misioni i OKB-së është të përhapë dialog, unitet dhe paqe.
Guterres është shprehur se mendimet e tij në këto kohë të vështira janë me ata që ndodhen në zonën e konfliktit, me ata që janë zhvendosur dhe ata që vuajnë.
Pasi bëri thirrje për paqe, respekt reciprok dhe solidaritet gjatë muajit të ramazanit, Guterres ndau mesazhin se “Duke marrë frymëzim nga muaji i shenjtë i Ramazanit, le të ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë. Ju uroj një Ramazan të mirë”.
I send my warmest wishes as Muslims around the world begin the holy month of #Ramadan.
This is a time to come together in a spirit of understanding & compassion.
Let us be inspired & build a more just & equitable world for all.
Ramadan Kareem. pic.twitter.com/xJI1pEHlJ0
— António Guterres (@antonioguterres) March 22, 2023