Selinoja ose ndryshe bima magjike e shëndetit tonë përmban minerale shumë të rëndësishme të tilla si kalium, zink, kalcium, hekur, fosfor, magnez, vitaminë C, vitaminë B, etj.
Substanca tek selino me emrin polycetylene është përgjegjëse për lehtësimin e inflamacionit në rastin e artritit reumatoid dhe osteoartritin.
Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.
Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve.
Selinoja është e pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për eshtrat, duke përmirësuar shëndetin e tyre dhe duke parandaluar thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.
Përfitimet më të mëdha ushqyese gjenden në selinon e freskët, apo në lëngun e sapo shtrydhur. Ja disa nga përfitime kryesore që marrim nga konsumi i selinos Rregullon peshën Një selino e madhe i ka vetëm 10 kalori.
Për këtë arsye është mirë që ta përdorni në sallata dhe supa. Ndihmon në rastet e inflamacionit Nëse keni inflamacion të mushkërive, astmës ose akne, konsumoni më shumë selino për trajtim të proceseve të inflamacionit.
Selinoja qetëson sistemin nervor
Kjo bimë është e pasur me magnez dhe vajra eterike që ndihmojnë për qetësim të sistemit nervor. Një selino para fjetjes ndihmon për gjumë më të mirë.
Rregullon vlerën e acideve në organizëm
Selinoja ka mjaft minerale që ndihmojnë në reduktimin e acidit në lukth. Përmban kripëra të mira Kripa në selino është organike, natyrale dhe e domosdoshme për shëndetin tuaj.
E mirë për sytë
Një selino përmban deri në 10 për qind të nevojave ditore të organizmit për vitaminë A, e cila është e domosdoshme për shikimin.
Selino kontrollon kolesterolin në gjak
Përbërësi i bimës, butilftalidi, i cili ia jep shijen specifike selinos, gjithashtu ndihmon edhe në redukton e sasisë së kolesterolit të keq. Ndërkohë kolesterolin e keq mund ta ulni duke përdorur yndyrna të shëndetshme si avokadot. Yndyrnat e avokados përmbajnë disa fitokimikate që ndihmojnë për të ulur kolesterolin e keq” LDL dhe të rrisë nivelin e HDLsë (lipoproteina me densitet të lartë) apo kolesteroli i mirë që ndihmon për pastrimin e kolesterolit të tepërt në trup.
Ul shtypjen e gjakut
Selinoja e papërpunuar, është dëshmuar shkencërisht, se ul shtypjen e gjakut. Pengon zhvillimin e qelizave kanceroze Shumë studime kanë zbuluar që selinoja ndalon rritjen e qelizave malinje, veçanërisht të qelizave të kancerit të pankreasit. Studime të tjera pohojnë se parandalon dhe formimin e qelizave të kancerit të gjirit.