Bronshiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni ose irritimi i rrugëve të frymëmarrjes.
Si pasojë e tij, rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, irritohen dhe mbushen me sekrecione, duke nxitur kështu një kollë të fortë e të thellë.
Bronhiti mund të jetë kronik dhe akut dhe trajtimet bëhen në varësi të llojit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bronhiti akut është i përkohshëm dhe shkaktohet nga një virus.
Ai mund të zgjasë për disa ditë ose disa javë.
Bronshiti kronik nga ana tjetër, shoqërohet me kollë që zgjat 3 muaj.
Rrugët e frymëmarrjes të prekura nga bronhiti kronik janë të irrituara në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shkaktojnë dëmtim të përhershëm të mushkërive.
Duhanpirja është një nga shkaqet kryesore të bronhitit akut.
Cilat janë simptomat më të zakonshme të bronhitit:
kolla me sekrecione pa ngjyrë ose me ngjyrë të verdhë ose jeshile,
temperaturë që qëndron poshtë 38°.
plogështi,
rrjedhje të hundëve,
bllokim të kraharorit,
ethe,
dhimbje të brinjëve si pasojë e kollitjes
vështirësi në frymëmarrje.
Njerëzit që rrezikohen më shumë nga bronhiti:
Bronhiti mund të kaplojë çdo njeri pa dallime moshe apo gjinie.
Megjithatë, ka disa njerëz që janë më të rrezikuar prej tij.
Bëhet fjalë për:
Njerëzit që kanë kaluar të ftohur ose një infeksion në rrugët e frymëmarrjes
Njerëzit që vuajnë nga një problem kronik të mushkërive.
Njerëzit me imunitet të dobët,
Fëmijët nën 5 vjeç, sidomos ata që vuajnë nga alergjitë ose ushqyerja e keqe.
Të moshuarit
Si Të Mbroni Veten Dhe Të Tjerët Nga Bronhiti
Në shumicën e rasteve të bronshitit akut, shkaktarët janë viruset, ndërkohë që bakteret shkaktojnë vetëm 10 përqind të rasteve të bronhitit akut.
Viruset në fjalë gjenden kudo në shumë sipërfaqe të prekshme nga njeriu dhe qëndrojnë aktive për 24 orë.
Mjafton vetëm një prekje dhe virusi mund të kalojë nga duart tek rrugët e frymëmarrjes.
Ju mund të minimizoni rrezikun e bronhitit duke:
mbuluar gojën sa herë që kolliteni apo tështini,
larë duart rregullisht,
përdorur solucione anti-bakteriale për duart,
mos prekur duart, hundën dhe sytë me duar të palara,
kufizuar kontaktin me njerëz të sëmurë.
Ekspertët e AgroWeb.org paralajmërojnë se bronshiti mund të zhvillohet edhe si pasojë futjes së disa substancave në rrugët e frymëmarrjes siç janë:
Ndotësit e ajrit,
Tymi i duhanit,
Substancat pastruese të shtëpisë,
Pluhurat e të tjerë.