Ish-presidenti i rajonit të Katalonisë, Carles Puigdemont, të enjten është kthyer në Spanjë pas shtatë vjetësh në arrati pavarësisht paralajmërimeve se mund të arrestohet, shkruan The Guardian.
“Kam ardhur sot për t’iu kujtuar se jemi ende këtu”, ka thënë Puigdemont teksa iu drejtua një turme në Barcelonë.
Shtatë vjet pasi u arratis nga Spanja për të shmangur arrestimin, Carles Puigdemont u rishfaq në Barcelonë para qindra mbështetësve të enjten jashtë parlamentit katalonjas.
Puigdemont, kreu i lëvizjes separatiste të Katalonjës, është subjekt i një urdhërarresti aktiv dhe forcat e policisë kanë urdhër për ta ndaluar nëse e shohin.
“Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të na bërë dëm, unë kam ardhur këtu sot për t’u kujtuar atyre se jemi ende këtu dhe se nuk duhet të dorëzohemi”, ka thënë Puigdemont para turmës në Barcelonë. “Rroftë Katalonja e Lirë!”.
Ish-presidenti katalonjas të mërkurën bëri të ditur se do të kthehej në Barcelonë pasi socialisti Salvador Illia pritet të votohet si president rajonal, gjë që do t’i jepte fund 14 vjetëve të qeverive separatiste.
Puigdemont synon të marshojë drejt parlamentit katalonjas i shoqëruar nga mbështetësit. Forcat e policisë kanë bllokuar objektin dhe po ruan hyrjet.
Pritshmëritë ishin të larta përpara paraqitjes së premtuar të Puigdemont. Një orë para fillimit të planifikuar të ngjarjes në orën 9 të mëngjesit, muzika e lulëzuar dhe ekranet e mëdha rrëfenin shtatë vitet e fundit të gjyqeve dhe mundimeve politike të liderit katalanas.
Nëse Puigdemont arrestohet, pritet të transferohet në Madrid për t’u paraqitur para Gjykatës së Lartë. Më pas do të vendoset nëse do të dërgohet në burg deri në gjyq, ose do të lirohet me kusht.
Puigdemont nuk kishte shkelur në tokën spanjolle që nga viti 2017 kur autoritetet urdhëruan arrestimin e tij për organizimin e referendumit të paligjshëm të pavarësisë së Katalonjës. Urdhërarresti vazhdon të jetë aktiv.
Në vitin 2017, shmangu autoritetet duke u larguar fshehurazi nga Spanja dhe gjeti strehim në Waterloo, pak jashtë Brukselit. Prej aty, Puigdemont drejtoi lëvizjen katalonjase për pavarësi në skenën ndërkombëtare, duke u bërë anëtar i Parlamentit Evropian në vitin 2019.