RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Serbi, mbahet “tubim popullor për mbrojtjen e Kosovës” në Beograd

serbi,-mbahet-“tubim-popullor-per-mbrojtjen-e-kosoves”-ne-beograd

Në kryeqytetin e Serbisë, para kabinetit të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, u mbaj “tubim popullor për mbrojtjen e Kosovës” organizuar nga “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë tubimit u tha se Serbia duhet të anulojë menjëherë marrëveshjet “tradhtare” të nënshkruara në Bruksel dhe Washington, t’i kthejë negociatat me Prishtinën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe t’i dërgojë letra Rusisë dhe Kinës me një kërkesë për të penguar hyrjen e Kosovës në OKB.

Folësit në tubim theksuan se nuk dihet se cila është politika e autoriteteve serbe, që sipas tyre deri më tani kanë bërë lëvizje të dëmshme dhe katastrofike, prandaj e vetmja rrugë për zgjidhjen e problemit është ndryshimi i politikës së gabuar që ka vazhdon për 10 vjet.

Gjithashtu u tha se autoritetet serbe reaguan vetëm kur “shqiptarët filluan të hyjnë në veri” të Kosovës dhe kur Beogradi “humbi të gjitha negociatat”.

Protestuesit thanë se riintegrimi i plotë i Kosovës në Serbi është qëllimi më i rëndësishëm shtetëror dhe se çdo patriot në krye të Serbisë do të ftonte intelektualë patriotë dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe dhe të bisedonte me ta, gjë që sipas tyre, nuk po e bën presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Organizatorët thanë se “nuk mund të flitet” për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovën e pavarur dhe se “institucionet serbe duhet të kthehen”, para së gjithash në veri të Kosovës.

Related posts

Izraeli dërgon më shumë trupa në operacionin tokësor në Liban, IDF: Synojmë objektivat e Hezbollahut

admin

Izraeli nisi sulme ajrore në Gaza

rezart morina

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, e djathta ekstreme shpreson në një fitore historike

admin