RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sërish ndodhin shpërthime në pajisje komunikimi në rajone të ndryshme të Libanit

serish-ndodhin-shperthime-ne-pajisje-komunikimi-ne-rajone-te-ndryshme-te-libanit

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimeve të reja të pajisjeve të radio-komunikimit në rajone të ndryshme të Libanit gjatë ditës së sotme.

Korrespondenti i Anadolus në rajon deklaroi se shpërthime kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Libanit, veçanërisht në kryeqytetin Bejrut.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit të pajisjeve, kanë mbetur të plagosur shumë persona dhe ka rënë zjarr në disa shtëpi dhe automjete.

Sipas vlerësimeve paraprake, të paktën tre persona kanë humbur jetën, tha Agjencia Libaneze e Lajmeve NNA.

Ndërkaq, ministri libanez i Shëndetësisë Firas Al-Abiad konfirmoi për Anadolu se dhjetëra persona janë plagosur si pasojë e shpërthimeve të reja.

Nga ana tjetër, në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se një nga shpërthimet ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore në Bejrut të katër anëtarëve të Hezbollahut që humbën jetën dje si pasojë e shpërthimit të pajisjeve të tyre “pager”.

Po ashtu, nga kamerat është kapur një shpërthim në mes të turmës në zonën ku u mbajt ceremonia mortore.

Ndryshe, të paktën 12 persona kanë humbur jetën nga shpërthimet e pajisjeve “pager” që ndodhën dje në Liban, për çka është akuzuar Izraeli.

Burimet libaneze të sigurisë thanë se agjencia izraelite e spiunazhit Mossad vendosi eksplozivë brenda pajisjeve të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut disa muaj më herët.

Related posts

Zjarret në Malin e Sharrit/ Reuters shkruan për të riun me motor që sfidoi flakët dhe iu erdhi në ndihmë zjarrfikësve

admin

Kreu i Kishës serbe nxit reagime me deklaratën për ndryshim kufijsh “në të ardhmen”

admin

625,000 nxënës në Gaza nuk mund të ndjekin shkollën

admin6