Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja vazhdimisht ka dënuar djegien e veturave në veri të Kosovës.
Sipas Hovenier, është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë llogaridhënie.
“ShBA-ja vazhdimisht ka dënuar djegiet kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënien për këto veprime kriminale”, tha Hovenier në Twitter.