RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin që parashikon sanksione ndaj GJNP-së

shba,-dhoma-e-perfaqesuesve-miraton-projektligjin-qe-parashikon-sanksione-ndaj-gjnp-se

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar projektligjin që parashikon sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) e cila ka vlerësuar kërkesën për urdhërarrest ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, transmeton Anadolu.

Projektligji i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e dominuar nga republikanët me 247 vota pro dhe 155 vota kundër, parashikon vendosjen e sanksioneve ndaj GJNP-së.

Për projektligjin ndaj të cilit votuan pro të gjithë deputetët republikanë, tërheq vëmendjen se pro votuan edhe 42 përfaqësues demokratë. Gjithashtu bëhet e ditur se demokratët që votuan kundër projektligjit thanë se hapi për sanksione ndaj GJNP-së është qasje e gabuar.

Për legjitimimin e projektligjit që do dërgohet në Senatin e kontrolluar nga shumica e demokratëve, është e nevojshme të miratohet nga Senati dhe nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Biden në deklaratat e tij lidhur me çështjen duke mbrojtur idenë se GJNP nuk ka kompetencë gjyqësore mbi Izraelin dhe politikanët izraelitë, tha se bashkë me këtë do të jetë gabim zbatimi i sanksioneve ndaj GJNP-së.

– Kërkesa për urdhërarrestin ndaj Netanyahut

Prokurori i GJNP-së, Karim Khan më 20 maj njoftoi se ka bërë kërkesë për urdhërarrest ndaj kryeministri izraelit Netanyahu dhe ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Në një deklaratë nga GJNP thuhet se Khan paraqiti kërkesën për lëshimin e “urdhërarrestit” ndaj Netanyahut, ministrit Gallant si dhe ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, zyrtarit më të lartë të Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar si dhe ndaj liderit të Brigadave Izzeddin Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

Related posts

Izraeli refuzon të rihapë kalimin Rafah, 20,000 pacientë presin trajtim

admin6

Vritet një iz’raelit në një su’lm me dron në Tel Aviv

rezart morina

Policia gjermane i merr forcërisht djalin e vogël familjes muslimane – VIDEO

rezart morina