RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA heq embargon e armëve ndaj Qipros

shba-heq-embargon-e-armeve-ndaj-qipros

Qeveria amerikane ka vendosur heqjen e plotë të embargos së armëve ndaj Qipros, e cila u vendos në vitin 1987.

Heqja e embargos do të rinovohet çdo vit, pasi Akti i Medit Lindor i vitit 2019 dhe Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin 2020 parashikojnë që presidenti i SHBA-së duhet të vërtetojë në komitetet përkatëse të Kongresit se Republika e Qipros vazhdon të bashkëpunojë me qeverinë amerikane në një sërë fushash kritike.

Në veçanti, parashikohet që Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të konfirmojë çdo vit që qeveria qipriote, bashkëpunon për reformat kundër pastrimit të parave dhe për mbikëqyrjen rregullatore financiare, vazhdon të marrë masat e nevojshme për të mos lejuar aksesin në portet e anijeve luftarake ruse për furnizim dhe mirëmbajtje.

“Mirëpres dhe shpreh kënaqësinë time për vendimin e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken për të hequr plotësisht embargon e armëve ndaj Qipros”, tha në Twitter ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

“Unë besoj se ky vendim përbën një pikë referimi politik në marrëdhëniet midis Republikës së Qipros dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

“Greqia, së bashku me Qipron dhe SHBA-në do të vazhdojnë përpjekjet për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor, në bazë të respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe veçanërisht të ligjit ndërkombëtar të detit”, tha Dendias. /atsh

Related posts

Regjistrimi – shans për të përcaktuar se sa shqiptarë jetojnë në Serbi

admin

Aktakuzë ndaj Gjergj Dedajt për kanosje të presidentes Osmani

admin

Barrikadat në veri, Kurti thotë se do të ketë takim me KFOR-in: Kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht

admin