RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja bën thirrje për “masë të fuqishme të OKB-së” kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut

shba-ja-ben-thirrje-per-“mase-te-fuqishme-te-okb-se”-kunder-testimeve-raketore-te-korese-se-veriut

SHBA ka bërë thirrje që të merret “një masë e fuqishme e Kombeve të Bashkuara (OKB)” kundër testimeve raketore të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Sigurimit të OKB-së u mblodh pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale. Në takim mbajti një fjalim Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në OKB, e cila tha se Koreja e Veriut vepron prej shumë vitesh pa menduar pasojat.

Thomas-Greenfield, theksoi se ky vend ka kryer testime nxitëse dhe destabilizuese të raketave balistike pa frikën e përgjigjes ose kundërpërgjigjes nga Këshilli.

Duke iu referuar Kinës dhe Rusisë, dy vendeve që kanë të drejtën e vetos në Këshill, Thomas-Greenfield pretendoi se testimet raketore që vendosin në rrezik jetën e civilëve japonezë dhe që përshkallëzojnë tensionin në rajon, kryhen me lejen e atyre.

Ajo deklaroi se SHBA-ja do të përgatisë dhe do të paraqesë një deklaratë presidenciale në Këshill, në të cilën do të përfshihen masa për të penguar armët e paligjshme të shkatërrimit në masë dhe përparimet raketore balistike të Koresë së Veriut, si dhe në të cilën do të dënohet administrata e Phenianit.

Në këtë mënyrë Këshilli do të mund të mbajë përgjegjës Korenë e Veriut për veprimet e saj që prishin stabilitetin, tha Thomas-Greenfield, e cila theksoi se zhvillimi i kanaleve të komunikimit është i rëndësishëm.

Thirrjen e SHBA-së për marrjen e masave për të penguar armët e paligjshme të shkatërrimit në masë dhe përparimet raketore balistike të Koresë së Veriut e mbështetën edhe disa vende, përfshirë Francën, Britaninë, Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Koreja e Veriut më 18 nëntor lëshoi raketën balistike ndërkontinentale ICBM. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i bëri thirrje Koresë së Veriut që “të distancohet nga provokimet e panevojshme dhe të rikthehet në diplomacinë serioze dhe të vazhdueshme”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve G7, më 20 nëntor publikuan një deklaratë të përbashkët që bën thirrje që të ndërmerren hapa të fuqishëm nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së si reagim ndaj lëshimit të raketës nga Koreja e Veriut.

Related posts

Studimi: Shqetësues largimi i trurit nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut

admin

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Holandën

admin

Norvegjia: Vendosja e çmimit tavan për gazin rus nuk do të zgjidhë krizën energjetike të Europës

admin