RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja do të dërgojë ndihmë shtesë ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

shba-ja-do-te-dergoje-ndihme-shtese-ushtarake-prej-400-milione-dollaresh-per-ukrainen

Washington-i do t’i dërgojë Ukrainës një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për ta ndihmuar atë në mbrojtjen kundër Rusisë, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, transmeton Anadolu Agency (AA).

Paketa e re përfshin armë shtesë, municione dhe pajisje të mbrojtjes ajrore që do të ndihmojnë Kievin të luftojë “sulmet e pamëshirshme” të Kremlinit në infrastrukturën kritike të energjisë të Ukrainës, tha Blinken në një deklaratë.

Administrata e presidentit Joe Biden ka dërguar në total rreth 197 miliardë dollarë në armë dhe pajisje të tjera në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të duhet, në mënyrë që ajo të vazhdojë të mbrohet dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e bisedimeve kur të vijë koha”, tha kryediplomati amerikan.

Related posts

Kriza energjetike, si do të subvencionohet fatura për ata që kursejnë rrymë në Kosovë?

admin

Çavuşoğlu: Vendimi i Suedisë për të mos hetuar provokimin terrorist të PKK-së është “absurd”

admin

Në Holandë miratohet rezoluta për vendosjen e vizave për Serbinë

admin