RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja do të ndihmojë Ukrainën me 2 miliardë dollarë shtesë

shba-ja-do-te-ndihmoje-ukrainen-me-2-miliarde-dollare-shtese

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se SHBA-ja ka miratuar një paketë financimi ushtarak të huaj afatmesëm dhe afatgjatë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, raporton Anadolu.

Blinken, i cili po zhvillon një vizitë në Ukrainë, bëri deklarata në lidhje me mbështetjen e dhënë për Kievin.

Ai tha se SHBA-ja do t’i sigurojë Ukrainës 2 miliardë dollarë financim shtesë ushtarak të huaj.

Blinken tha se të dy vendet po vazhdojnë të punojnë mbi një marrëveshje të sigurisë, duke shtuar se kjo marrëveshje mund të përfundojë “në një kohë shumë të shkurtër”.

Related posts

Erdoğan uron Manchester City-n për fitimin e titullit të Ligës së Kampionëve

admin

Tërmet i fortë në Japoni, nuk ka kërënim për cunami

admin

Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës avionë F-16

admin