RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA-ja i kërkon Serbisë shpjegim se çka firmosi me Rusinë

shba-ja-i-kerkon-serbise-shpjegim-se-cka-firmosi-me-rusine

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë të hënën, se Serbia duhet të shpjegojë se çfarë firmosi me Rusinë ditë më parë në New York, kur u mbajt sesioni i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Serbia u arsyetua se bëhet fjalë për “marrëveshje teknike” dhe se kjo nuk ka të bëjë me sigurinë, por titulli i marrëveshjes është “koordinim i politikave të jashtme të dy vendeve”.

Hill tha se SHBA-ja pret shpjegim nga Serbia për këtë marrëveshje në kohen kur me Rusinë askush nuk po firmos marrëveshje, pos siç ka thënë ai “rekrutët e varfër”, duke iu referuar urdhrit për mobilizim.

“Në këtë moment, askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë dhe shumë pak po e bëjnë. Përveç atyre rekrutëve të varfër që po mobilizohen për të shkuar në luftë. Është e vështirë për ne ta kuptojmë, por duam të dëgjojmë një shpjegim se për çfarë bëhet fjalë”, tha Hill, përcjell mediumi i pavarur serb N1 të hënën.

Marrëveshja Serbi – Rusi nxiti reagime të mëdha edhe në Bruksel. Disa eurodeputetë kërkuan ndërprerjen e negociatave me Serbinë për anëtarësim në BE pas kësaj marrëveshje.

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që ka refuzuar t’i vë sanksione Rusisë për agresionin që po bën në Ukrainë.

Related posts

Koresë së Veriut i dështon dërgimi i një sateliti spiun në orbitë, ja arsyeja

admin

Gjermani, një xhami ka marrë një letër kërcënuese

rezart morina

“Nuk parashihet të ketë stuhi në Kosovë, temperaturat në fundjavë deri në 36 gradë Celsius”

admin