RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja jep 550 milionë dollarë mbështetje shtesë për Ukrainën

shba-ja-jep-550-milione-dollare-mbeshtetje-shtese-per-ukrainen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan me 1 gusht ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), që zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë thënë se kanë qenë kritike në luftën për të zmbrapsur trupat ruse dhe për të goditur linjat e tyre të furnizimit.

“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Që kur presidenti, Joe Biden mori detyrën, kjo e çon totalin e ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë, tha Kirby.

HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.

Zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t’i zmbrapsur forcat ruse dhe për t’i sulmuar linjat e tyre të furnizimit.

Pentagoni tha në një deklaratë se SHBA-të “do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e saj për t’i ofruar Ukrainës kapacitetet kyçe “për të përmbushur kërkesat e saj në zhvillim e luftës në fushëbetejë”.

Më 23 korrik, Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një ndihmë ushtarake prej 270 milionë dollarësh për Ukrainën, duke përfshirë katër sisteme të tjera raketash Artilerie me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS), duke e çuar numrin e tyre të dërguara në Ukrainë në 20.

Pjesa më e madhe e ndihmës vjen nga një paketë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën e miratuar nga Kongresi në maj. /rel

Related posts

Del në treg iPhone 16, radhë të gjata në dyqanet e Apple! Shteti ku njerëzit pritën në radhë që prej orës 4 të mëngjesit

admin

“Roli i misionit të ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri është për një vlerësim teknik të procesit”

admin

Egjipti njoftoi se një ushtar është vrarë në të shtënat me forcat izraelite në kufirin në Rafah

RTI