Nga një grup kongresistësh në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, paraqitën projektligjin që ujgurëve t’u jepet statusi i “refugjatit me prioritet të dytë”, transmeton Anadolu.
Grupi i kongresistëve nën kryesimin e anëtares demokrate, Jennifer Wexton, paraqiti në Dhomën e Përfaqësuesve projektligjin e emërtuar “Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut për Ujgurët” i cili përfshin që ujgurëve të cilët jetojnë në rajonin autonom ujgur Xinjiang t’u jepet statusi i refugjatit me prioritet të dytë të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.
“Ndaj muslimanëve dhe pakicës turke kryesisht ndaj ujgurëve në Kinë është zbatuar presion”, thuhet në kuadër të projektligjit në të cilin kërkohet që statusi i refugjatit (azilantit) të jepet më përparësi të dytë për ata që jetojnë në rajonin autonom Ujgur Xinjiang ose për personat dhe familjet që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të presionit që janë përballur.
Në mesin e kongresistëve që dhanë mbështetje ndaj projektligjit janë edhe Maria Elvira Salazar, Gregory Meeks, Don Beyer dhe Gerry Connolly.